Jurgen Klopp

Klopp i zemëruar me Premier League për ndeshjen ndaj Cityt: Njerëzit që marrin këto vendime nuk e ndjejnë futbollin

Jurgen Klopp ka edhe një herë ankesa të forta nga Premierliga dhe i ka shprehur ato publikisht. Me këtë rast, trajneri i Liverpool konteston një vendim të autoritetit organizator për ditën dhe orën e derbit me Manchester City.

Të dy skuadrat do të takohen në “Etihad”, të shtunën e 25 nëntorit, në orën 13:30. Me fjalë të tjera, është një periudhë më pak se 72 orë nga ndeshjet për kualifikueset e Botërorit në zonën e Amerikës Latine.

“Si mund të caktosh një ndeshje të tillë, të shtunën, në orën 13:30? Sinqerisht, njerëzit që marrin këto vendime nuk mund ta ndiejnë futbollin. Nuk është e mundur.

Duhet të luftosh në ligën më të vështirë në botë dhe të jesh gati të enjten, të dielën dhe të enjten. Dhe nëse Premier League ka mundësi, ne duhet të jemi gati të shtunën, në orën 13:30.

Kjo është koha kur njerëzit paguajnë më shumë për të parë një ndeshje futbolli. Meqë ra fjala, lojtarët do të vijnë të gjithë në të njëjtin aeroplan”,- tha Jurgen Klopp, duke iu referuar Alisson, Ederson, McAllister, Alvarez dhe Nunes, të cilët do të kenë angazhime me Brazilin dhe Argjentinën.