Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i bindur se mesfushori Naby Keita do të shndërrohet në një yll te “The Reds”.
Keita është paraqitur në 18 ndeshje këtë sezon në Premier League, përkundër se vetëm 10 prej tyre kanë qenë si startues, prej transferimit të tij në “Anfield” nga Leipzigu.
Klopp ka kërkuar që të ketë durim ndaj 23 vjeçarit teksa sipas tij mesfushori nga Guinea ka nevojë për kohë në mënyrë që të adaptohet.
“Keita është një lojtar fantastik dhe unë jam shumë i lumtur që e kam atë në skuadër. Jam i vendosur të shoh përpara të ardhmmen tonë të përbashkët sepse ai mund të ketë shumë ndikim te ne. Arsyeja që nuk është aktivizuar në ndeshjet e fundit ka të bëjë me formën e mirë të bashkëlojtarëve të tij. Gjithashtu kishte të bënte edhe me pozicionimin, sistemin dhe gjëra të ngjashme. Por nuk ka dyshim se Keita është lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Klopp.
Liverpooli sonte takohet me Wolves në udhëtim për ndeshjen e turit të tretë në FA Cup, ndërsa në këtë përballje pritet të ketë minuta edhe për Naby Keitan.







