Jurgen Klopp ka kërkuar falje publikisht ndaj trajnerit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, pas një komenti të bërë gjatë një transmetimi televiziv që shkaktoi debat të madh në Gjermani.

Ish-trajneri i Liverpoolit, i cili po punon si analist gjatë Kupës së Botës 2026, pranoi se ndihej “idiot” për mënyrën se si u shpreh dhe tha se do ta kishte goditur veten në fytyrë po të kishte mundësi ta kthente kohën pas.

Fjala që ndezi polemikat

Gjithçka nisi para ndeshjes së parë të Gjermanisë në Botëror ndaj Curacaos, kur Klopp ishte i ftuar në studion e MagentaTV.