Lëvdatat e trajnerit gjerman

Klopp e quan Shaqirin një talent të jashtëzakonshëm

Sipas Jurgen Klopp, Xherdan Shaqiri i jep Liverpoolit diçka tjetër që skuadra nuk e ka, ndërsa thotë se futbollisti shqiptar do të përmirësohet edhe më shumë.

Shaqiri ka startuar në dy ndeshje rresht në fitoret ndaj Huddersfieldit dhe Crvena Zvezdës, teksa përveç lojës së mirë, në të dyja këto takime asistoi.

Këto performanca i kanë heshtur kritikët e sulmuesit nga Zhegra, të cilët dyshonin në aftësitë e tij për t’u përshtatur te Liverpooli.

“Nuk besoj se dikush ka ide se sa i mirë mund të bëhet Shaqiri. Unë e njoh atë prej moshës 19 vjeçare kur luante te Bayerni gjersa ishte një talent i jashtëzakonshëm. Viti i dytë te ta nuk ishte i mirë por mund të ndodh. Por falë Zotit nuk u zhduk pas eksperiencave te Interi dhe Stoke City. Transferimi i tij ishte një gjë logjike, karriera e tij nuk ka përfunduar, ai ka ende hapësirë për t’u përmirësuar dhe kjo është pozitive”, u shpreh Klopp.

Tutje ish trajneri i Borussia Dortmundit zbuloi se kishte përkrahjen e të gjithë stafit kur kishin marrë vendimin për ta transferuar Shaqirin, duke mbetur të impresionuar me pamjet që i kishin zgjedhur për analizë.