Klinë: Rrahu motrën, arrestohet

Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Qupevë e Ulët në komunën e Klinës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

loading…