Klinaku tallet me Kusari-Lilën: Pak fytyrë me pasë Radojçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është tallur keq për shefen e grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila pas publikimit të përgjimeve e ka pranuar se ka biseduar me Milan Radojçiqin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka ironizuar me deputeten e VV-së duke thënë se pas përgjimeve duhet të jep dorëheqje Milan Radojçiq.

“Veç pak fytyrë me pasë Radojçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje!”, ka shkruar Klinaku.