Faton Klinaku

Klinaku reagimin e partisë “Guxo” e quan skandal: Aty ofendohen qytetarët

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj komunikatës së partisë “Guxo”, e cila ka dënuar kërcënimet që i pari i veteranëve ka bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se komunikata e kësaj partie ishte skandal.

Sipas tij, aty ofendohen qytetarët e Kosovës.

“Me qenë ministra të qeverisë, aq më keq me udhëheqë diplomacinë e shtetit tonë e me lëshu skandal-komunikatë duke ofenduar qytetarët, veç në Kosovë guxojnë e pa reagim kalojnë!”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.