Klinaku për dënimin e Calit | Gjykata e shpalli fitoren e agresorit dhe mekanizmave të tij mbi çlirimtarin

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka reaguar ashpër pas dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Klinaku ka shkruar se ky është një vendim politik dhe me këtë rast Gjykata e shpalli fitoren e agresorit dhe mekanizmave të tij mbi çlirimtarin

“Jo në emrin tim!. Një gjykatë e formuar me presion, një gjykatë që është e formuar “për t’i pajtuar palët” e jo për të ndarë drejtësi, një gjykatë e pastër politike, sot shpalli “fitoren” e agresorit dhe mekanizmave të tij mbi çlirimtarin!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: