Reagim

Klinaku pas raportimeve për dhunë në familje: Shumë mirë jam me familje te shtëpia

Pak më parë u publikua një lajm në media se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrituar aktakuzë ndaj Faton Klinkut – ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, për dhunë në familje, saktësisht ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur. Rasti raportohet të kishte ndodhur në vitin 2022, shkruan Periskopi.

Pas këtij lajmi Klinaku në një prononcim për Periskopin tha nuk ka ndonjë problem me familjen e tij.

“Leni këto lajme se shumë mirë jam me familje te shpija, kurrëfar problemi s’kam. Kaloni mirë”, tha Klinaku.

LEXO EDHE: