Klinaku: Kryeministri po na diskriminon, nuk do t’i ndalim protestat

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me përjashtimin e veteranëve nga Ligji për Pagën Minimale.

Klinaku në një konferencë për media tha se edhe në takimin e fundit, Kurti pati qasje diskriminuese.

“Nuk pranojmë diskriminim e as politizim të çështjes së veteranëve. Në takim me Kurtin nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Ai vazhdon të insitojë në qëndrimet diskriminuese, me tendencë politizuese. Është koha që të përmirësohet ky gabim. Iu japim kohë që ta përmirësojnë gabimin me veteranët në pagën minimale. Nëse nuk rregullohet kjo, sot paralajmërojmë protest ditën që do të mbahet seanca për lexim të dytë”, tha Klinaku.