Faton Klinaku

Klinaku i OVL-UÇK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për veteranët e invalidët

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se homazhet tek varrrezat nëpër përvjetore po bëhen vetëm për përfitime elektorale.

Ai ka thënë se qeveria aktuale nuk po bën asgjë për kategoritë e luftës.

“Dëshmorët nuk janë nderuar as në të kaluarën e sidomos tash nuk janë duke u nderuar fare. Janë duke i nderuar vetëm për përfitimet e tyre elektorale. Dëshmorët nuk duhet të përkujtohen vetëm në data të caktuara, por dëshmorët dhe familjet e tyre duhet të përkujdesen institucionet për ta. Institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen për kategoritë e luftës, qofshin ata familjet e dëshmorëve, invalidë e veteranë, e qeveria aktuale nuk është duke bërë asgjë në këtë drejtim”, ka thënë ai për Front Online.