Klinaku flet për Specialen: Nuk është e drejtë, po gjykon vetëm pjestarët e UÇK’së

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku në “Debat Plus” ka folur rreth Gjykatës Speciale, dhe themelimit të saj.

Klinaku ka thënë se si organizatë e kanë kundërshtuar vazhdimisht, pasi që nuk është një gjykatë e drejtë.

“E kemi kundërshtuar vazhdimisht sepse nuk mund të jetë një gjykatë e drejtë përderisa gjykon vetëm pjestarët e UÇK-së, kur dihet që në Kosovë ka pasë luftë çlirimtare kundër pushtuesit, dhe pushtuesi është ai që ka bërë krime lufte”, u shpreh ai.

Tutje tha se si organizatë e veteranëve, kanë kërkuar një gjykatë vendore që do ti ndjekte dhe gjykonte krimet e luftës në Kosovë.

Klinaku shtoi së Gjykatën Speciale e ka shtyrë Serbië që të krijohet, mirëpo deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë krijuar.