Kryeziu thumbon Mustafën: Duhet marrë leje nga kontabilisti i tre përqindshit me fol për Amerikën

Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu e ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook, ka thumbuar kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, në lidhje me raportet e Kosovës me SHBA-në në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Po flitet se për të fituar legjitimitetin për të folë për Amerikën, duhet marrë leje nga kontabilisti i tre përqindshit, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Ballkani.info/