Kjo video shqetësuese e keqtrajtimit të viçave ka shokuar amerikanët: PAMJE TË RËNDA

Korporata “Coca Cola” është detyruar ta ndërpresë bashkëpunimin pas presionit të publikut, me një fermë e cila i ka furnizuar fabrikat e saj me qumësht.

Arsye është një video-inçizim i cili e ka tronditur opionionit dhe i cili është realizuar në fshehtësi, duke treguar sjellje të tmerrshme ndaj kafshëve në njerën nga fermat më të mëdha të prodhimit të qumështit në Amerikë.

Lajmi në Amerikë është vlerësuar si “hetimi më i madh i fshehtë në industrinë e qumështit”, kurse hulumtuesit janë aktivist të organizatës “Animal reavaer mision”, të cilët i kanë dërguar anëtarët e tyre në një detyrë të fshehtë në fermën “Fair Oaks”, duke u prezantuar si punëtor të fermës, shkruan Ballkani.info.

Bëhet fjalë njerën nga fermat më të mëdha të qumështit në SHBA, e cila furnizon më qumësht kompanitë më të mëdha, nga “Coca Cola” e tutje.

Në video, e cila është postuar si shumë shqetësuese, shihen fermër, që mes tjerash, i godasin në kokë dhe maltretojnë viçat, të cilët janë të vjetër vetëm disa javë.

Më pas ata i gjuajnë në kafaze, ashtu që shihet gjaku gjithandej.

Po ashtu, viçat goditën në kokë dhe trup sapo të arrijnë, dhe kjo, siç thuhet në tekst, ndodh çdo ditë.

Një viç shumë të ri e hedhin tutje dhe ia ngordh në diell.

Punëtorët e fermës po ashtu kanë qenë duke kultivuar dhe thithur marihuanë në vendin e punës. /Ballkani.info/