Emocionale

Kjo video e bëri me lot Bebe Rexhën (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar një video emocionuese.

Bebe Rexha ka postuar në Instagram një video, të cilën ia kishin përgatitur disa nga fansat e saj.

Në atë video, disa fansa të flaktë të këngëtares kanë treguar dashurinë që kanë për këngëtaren.

“Nuk mund të gënjej. Po qaj. Nuk mund të besoj që unë bëj muzikë dhe ju kam juve njerëz. Ju më bëni të vazhdoj, ju jeni drejtuesit e mi, ju më jepni diçka për të jetuar. Faleminderit që më jepni kuptim në jetën time”.