Makina

Kjo video 18 sekondëshe shpjegon pse i duam kaq shumë veturat

E mbani mend kur u dashuruat me makinat?

Ka makina që thjesht magjepsin. Disa do ta shikojnë një makinë të tillë me dëshirë derisa të zhduket nga horizonti, disa do ta ëndërrojnë për vite me radhë derisa ta blejnë dhe disa do të magjepsen aq shumë sa që do të bien fjalë për fjalë në dashuri me të.

Për shumë njerëz, Porsche 911 i përket kësaj të fundit.

Brezi i modeleve është më pak i rëndësishëm këtu sepse ajo që e bën tërheqëse këtë është pamja, imazhi dhe ai tingull i njohur i motorit. Nëse jeni një nga ata fansa, do ta kuptoni plotësisht këtë video.

Videoja është e shkurtër dhe e ëmbël.

Ajo tregon një djalë që ndjek një Porsche 911 gjatë daljes. Shoferi e shëtiti pak dhe më pas u zhduk në distancë, duke e lënë djalin të hipnotizuar.