Klinë

Kjo veturë e Policisë së Kosovës bën gabim trashanik, kështu i rrezikon veturat tjera (VIDEO)

Policia duhet të jetë aty ku është nevoja, por jo vetëm kjo, policia duhet të jetë edhe edukuese për pjesëmarrësit në komunikacion.

Një shkelje të rëndë në komunikacion e ka bërë një veturë e Policisë së Kosovës.

Ballkani.info sjellë pamje se si vetura e policisë (pa drita rotative) tejkalon dy vetura në vijë të plotë, duke rrezikuar kështu shumë. Përveç kësaj, në vendin e tejkalimit është edhe kthesë.

Videoja është realizuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, respektivisht në dalje të fshatit Gllarevë.

Për më shumë, shihni videon: