Kjo tregon se sa të hasmuar janë malazezët dhe serbët: Shihni si i pështyjnë lojtarët serbë në Mal të Zi (VIDEO)

Ndeshja e para dy ditësh e zhvilluar në palestrën “Moraça” në Podgoricë ndërmjet Buduçnostit malazez dhe Crvena Zvezdës serbe, në kuadër të finales së play-offit në ABA Ligën rajonale të basketbollit, ka prodhuar dhunë dhe tensione ndërmjet dy popujve.

Në “Moraçë” ka shpërthyer dhuna kur lojtarët ekpit serb kanë hyrë në palestër. Ata janë parë të shoqëruar nga forcat speciale, ndërsa tifozët ndaj tyre kanë hedhur gjesende të ndryshme dhe i kanë pështyrë.

Në mesin e tyre ka qenë edhe Amar Nuhoxhiq, djali i ministrit malazez të Punëve të Brendshme, Mevludin Nuhoxhiq, shkruan Ballkani.info.

Ai i ka përshtyrë lojtarët nga Serbia sapo ata kanë hyrë në palestër.

“Me rastin e daljes në parket të kuqebardhve, Nuhoxhiq (me fanellë të kaltër) ka hyrë në terren dhe i ka përshtyrë basketbollistët.

Sipas mediave serbe, ai për këtë sjellje nuk është sanksionuar dhe ka vazhduar të qëndroi në sallë deri në përfundim të ndeshjes.

Ky reagim i malazezës ndaj serbëve vije pasi që në ndeshjen e zhvilluar në Beograd, tifozët serbë me brohorima i kishin fyer lojëtarët e Buduçnostit duke iu thënë “shiptari”. Serbët fjalën ‘shiptari’ e përdorin për t’i fyer shqiptarët.

Zvezda e ka humbur ndeshjen në “Moraçë” dhe Buduçnosti e ka zvogëluar në 2-1 serinë finale. Ndeshja e radhes zhvillohet nesër në orën 19. /Ballkani.info/