“Kjo qeveri nuk ka as dije as eksperiencë për negociatat”, Enver Hoxhaj flet për negociatat Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme njëherit deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar qasjen e Qeverisë Kurti karshi politikës së jashtme, përkatësisht çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Hoxhaj i ka cilësuar zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi e ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën si jo ekspert të kësaj fushe.

Sipas tij, atyre u mungon dija bazike përv të udhëhequr me përfaqësim të jashtëm.

“Padyshim, jo vetëm që i mungon eksperienca mungon edhe dija bazike se si të sillen në situata të tilla historike dhe unë e kam përshtypjen që mbi të gjitha janë duke e lexuar gabimisht edhe Serbinë se këta po mendojnë se gabon Vuciqin edhe ne mund të përfitojmë politikisht prej Kosovës dhe janë ka sillen në politikë të jashtme edhe si viktimë dhe unë mendoj që kjo është qasje e gabuar se Kosova nuk mund të pretendojë që është viktimë në vitin 2022 sepse ne kemi triumfuar në vitin 99 në konferencën e Rambujes mbi Serbinë duke tregu që jemi vend i lirë”, u shpreh Hoxhaj në InDoks.

Ai ka folur edhe për kohën e negociatave në Vjenë e planin e Ahtisarit.

“Ne kemi triumfuar në Vjenë me planin e Ahtisarit duke arritë shpalljen e pavarësisë dhe këto dyja kanë qenë kontratat tona të para me Perëndimi dhe unë e shoh planin francez dhe iniciativën e re amerikane perëndimore si një mundësi për të arritë një kontratë të tretë me Perëndimin”, ka thënë ai.