Skuadra e Barcleonës mbrëmë humbi ndeshjen ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve me rezultatin final në 3:0.

Përveç shakave që u bën në rrjete sociale, futbollisti i Benficas, Nicolas Otamendi u tall ke me sulmuesin e Barçës, Ansu Fatin.

Barcelona, me largimin e Messi po has në shumë probleme dhe kjo u pa dhe në takimin e mbrëmshëm.

Kështu, kur Fati e rrëzoi Otamendin në minutat e fundit në humbjen 3-0 të Barcelonës, ai e talli të riun sepse kishte veshur fanellën me numër 10.

“A je ti Leo?”, ishte pyetja në formë talleje e Otamendit drejtuar Fatit.

Looks like Otamendi told Fati “who are you” 💀 pic.twitter.com/a1ZODfgrma

— C 🐢 (@ChronozRMA) September 30, 2021