Kjo këngë shqiptare mban rekordin për më së shumti klikime në Youtube

‘Të ka lali shpirt’ bie nga froni.

Vite me radhë në krye të këngëve më të klikuara shqiptare qëndronte hiti ‘Të ka lali shpirt’ me më shumë se 500 milionë klikime në Youtube.

Por tani kënga e punuar nga Silva Gunbardhi ka rënë nga ‘froni’ për të ja lëshuar vendin një tjetër hiti të padiskutueshëm është fjala për ‘Bon Bon’ të Era Istrefit.

‘Bon Bon’ është ‘çelësi’ që i hapi dyert e tregut ndërkombëtar këngëtares shqiptare e cila tani më këtë hit numëron më shumë se 600 milionë klikime në Youtube.

loading…