“Kjo ishte ajo që doja”, policja e burgut filmohet duke puthur të burgosurin

Një gardiane ka humbur punën pasi është filmuar duke puthur një të burgosur brenda qelisë. Ngjarja ka ndodhur në Skoci.

Incidenti është filmuar nga vetë i burgosuri i cili “i rrëmbeu” një puthje polices së burgut përmes një telefoni që e kishte fshehur.

Në videon prej më shumë se 1 minute, shihet i burgosuri Addiewell Kevin Hogg i cili endet brenda mureve të qelisë së tij. Ai vendosi telefonin në një pozicion që filmonte nga dera e qelisë.

Pas pak aty shfaqet edhe policja e burgjeve Rachel Wilson, e cila bisedon me të burgosurin. Të dy dëgjohen duke biseduar përpara se t’i japin një puthje njëri-tjetrit që zgjat disa sekonda.

“Kjo ishte ajo që doja”, dëgjohet të ketë thënë i burgosuri pas puthjes.

Video është filmuar javët e fundit dhe është shpërndarë në shumë burgje të vendit. Pas incidentit, policja e burgjeve u shkarkua nga detyra. Fillimisht autoritetet besuan se i burgosuri kishte filmuar puthjen me gardianen për ta shantazhuar atë më pas.

Por të burgosurit e tjerë thanë se Hogg e kishte bërë filmimin për t’u mburrur tek të dënuarit e tjerë. Nuk dihet nëse gardiania dhe i burgosuri janë në një lidhje.