Kjo është vila 12 milion euroshe ku po qëndron “i burgosur” bashkëshorti i Angela Martinit (Foto)

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini u arrestua disa ditë më parë në ishullin grek, Mykonos.

Drago Savulescu u la i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

Mediat fqinje kanë zbuluar se ku po qëndron aktualisht Savulescu. Sipas Protothema biznesmeni ndodhet i “burgosur” në një parajsë tokësore, konkretisht në një vilë prej 12 milionë eurosh, me dalje në det dhe me nëntë dhoma gjumi, në zonën e Agios Lazaros, Mykonos.

I dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal përvetësimi prej 114 milionë eurosh, ai u lirua disa ditë më parë me kushte kufizuese për të mos u larguar nga Mykonos derisa drejtësia të vendosë për ekstradimin e tij në Rumani.