Kjo është përgjigja e Pajtimit pas pyetes: A do të vazhdojë lidhja me Sarën edhe jashtë shtëpisë?

Pajtimi, i njohur ndryshe si Dj PM është konkurrenti që u eleminua të premten nga Big Brother.

PM dhe Dagz i kishin hyrë garës për çmimin e madh si një konkurrent i vetëm.

Por, menjëherë pas eleminimit në një televotim të hapur nga Vëllau i Madh, publiku vendosi që Dagz të rikthehej brenda në garë dhe Pajtimi të mbetej jashtë.

Gjatë diskutimit të mes këtij të fundit dhe Arbanës, ajo e pyeti se a do të vazhdojë edhe jashtë lidhja mes tij dhe Sarës.

“Sigurisht që do të vazhdojmë. Ne kemi folur disa herë për këtë gjë brenda shtëpisë. Tek e fundit tani që takova edhe babanë e saj normalisht që do e pres”, tha ai.

Kujtojmë që mbrëmë Pajtimi u njoftua me të atin e Sarës dhe i dhuroi atij një shishe verë.