Kjo është përgatitja e veçantë e futbollistëve anglezë në prag të ndeshjes kundër Kosovës

Lojtarët e Anglisë e kanë shfrytëzuar qendrën stërvitore të Southamptonit për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme kualifikuese në Euro 2020 kundër Kosovës.

Djemtë e Gareth Southgate do të përballen me Kosovën në St Mary’s Stadium, në duelin e dy ekipeve të pamposhtura në grupin A.

Skuadra, e udhëhequr nga kapiteni Jordan Henderson, shfrytëzuan kohën e lirë për t’u relaksuar gjatë përgatitjeve për ndeshjet me ‘Dardanët’.

Fryma e ekipit të Tre Luanëve ishte dukshëm pozitive pasi disa lojtarë kryesorë pozuan për foto.

Yjet e rinj si Harry Winks, Ben Chilwell, James Maddison, Trent Alexander-Arnold dhe Jadon Sancho ishin të pandashëm, dhe shpresojnë të bëjnë një ndikim të madh për Anglinë gjatë gjithë fushatës kualifikuese.

Ylli i Aston Villës Tyrone Mings ishte gjithashtu i pranishëm pas ftesës për ekipin senior – dhe madje mund të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar në shtëpinë e ekipit që e liroi atë si një lojtar i lirë.

loading…