Kjo është oferta e Man Utd për transferimin e Ronaldos

Tashmë është bërë e ditur edhe oferta e Manchester Unitedit në drejtim të Juventusit për Cristiano Ronaldon.

Sipas gazetarit të afërm me Juventusin, Romeo Agrestit, “Djajtë e Kuq” i kanë ofruar 28 milionë euro Juventusit për transferimin e yllit portugez.

Kjo ofertë pritet të pranohet nga “Zonja e Vjetër”, teksa marrëveshja është pranë finalizimit.

Para pak minutave, Manchester City u tërheq nga gara për transferimin e Ronaldos.