Kjo është mosha e personave të cilët humbën jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19, 12 persona shkruan ballkani.info

IKSHPK në njoftimin për media ka bërë të ditur edhe moshën e viktimave.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast
(73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç).