Kjo është moda më e re e mjekrës që po “pushton” botën

Një tendencë e re e modës së mjekrës së meshkujve po “pushton” gradualisht botën. “Mjekra rrethore” mund të duket tërheqëse fillimisht, por disa kritikë e kanë krahasuar atë me stilin e “kapakut të tualetit”. Teksa bota ngadalë po e merr veten ngadalë prej pandemisë së koronavirusit, ja ku shfaqet rreziku i ri i epidemisë së “mjekrës rrethore”.

Edhe për tendencën e fundit është fajësuar koha e gjatë e izolimit, që ka shtyre shumë njerëz në ato që njihen tashmë si “krime kundër modës” teksa djemtë e mërzitur në të gjithë botën dalin me stile brutale teksa eksperimentojnë me gërshërët dhe makinat e rrojës, shkruan DailyStar.

Por interneti është shprehur hapur kundër këtij horrori të fundit të flokëve, duke e quajtur atë “ende më të rëndë” sesa moda e flokëve ‘bisht’ në vitet ‘80-90. Një prej kritikëve shprehej: “Ta quajnë më mirë stili ‘Kapak tualeti’”, ndërsa të tjerë flisnin me terma akoma më vulgare.

Të tjerë thanë se kjo po i nxiste ata të ushtronin dhunë ndaj të zotëve: “Kjo e bën fytyrën tënde të duket më e përshtatshme për goditje grushti”. Një tjetër shkruante: “Nuk mund ta besoj që kjo është një modë”