Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar si ministre Dijana Ziviq, si Ministre të Bujqësisë, Pylltarisë, dhe zhvillimit Rural.
Haradinaj këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në facebook.
Ja postimi i plotë:
Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës.
RH







