“Kjo është java e pikut”, mjeku Pipero bën parashikimin: Në javën e tretë të prillin, numri i të infektuarve…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka bërë sot parashikimin e tij duke thënë se shumë shpejt do nisë ulja e numrave personave të prekur të koronavirusit në Shqipëri, pasi sipas tij kjo është java e pikut. Mjeku u shpreh se situata deri tani në Infektiv është normale, pasi fluksi deri tani është i përballueshëm.

 “Pritshmëritë tona janë kaluar me rastet e shëruara. Kemi 60-70 të shëruar dhe është një arritje e madhe. Falë masave të marra nga qeveria dhe respektimit nga ana e qytetarëve të masave higjieno-personale, pasojat e pandemisë për fat të mirën uk arritën atë kurbën me majë, të papërballueshme nga strukturat e shëndetësie. E kemi përballuar më së miri deri tani. besoj kështu do shkojë.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.

Besoj që kjo javë do jetë java që tek ne duhet të arrijë pikun, pra numrin e rasteve të reja me COVID. Java tjetër do vijojë me këto ritme dhe në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë. Krahas rënies së numrit shpresoj të zbuten dhe masat e qeverisë, të fillojë një rigjallërim. Piku besoj do jetë kjo javë”, deklaroi Pipero.