Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku kanë vdekur dy persona. 

Të ndjerat janë identifikuar si: H.H.A., 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe A.V., 17-vjeçare, pasagjere, e mitur.

Për vdekjen e 27 vjeçares, Heroina Haliri, ka njoftuar edhe familja e saj. 

“Me zemra të pikëlluara, ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë vajza jonë, Heroina Haliti.

Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohë“, thuhet në njoftim.