Kjo është familja nga Suedia që u shua, pas rrëzimit të aeroplanit në Iran

Një familje e tërë suedeze është ndër 176 persona që vdiqën në rrëzimin e tmerrshëm të aeroplanit në Iran.

Raheleh dhe Mikael Lindberg, 37 dhe 40 vjeç, u vranë së bashku me dy djemtë e tyre të vegjël Erik dhe Emil pasi shpërtheu ‘Boeing 737’ në flakë pas ngritjes nga Teherani.

Një foto tejet prekëse që po qarkullon në Facebook, tregon familjen Lindenbergs së bashku në një foto që kanë realizuar nga pushimet e tyre.

Bëhet e ditur se 15 fëmijë ishin midis viktimave, ku përfshihen 82 iranianë, 63 kanadez, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë.

Fluturimi PS752 zbriti vetëm disa minuta pasi u largua nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’ heret në mëngjes, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë, disa orë pasi Garda Revolucionare iraniane nisi sulmet me raketa në bazat amerikane në Irak.