Kjo është arsyeja pse Vuçiqit ia ndaloi Ministria e Jashtme të vijë në Kosovë

Njohësit e çështjeve politike po e cilësojnë kërkesën e presidentit serb si të orkestruar.

Drejt shtetit të Kosovës mori rrugë dy vite më parë për një vizitë.

E një të ngjashme e planifikoi edhe këto ditë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

Pak ditë pasi kërcënoi për luftë me Kosovën, Vuçiqi ju drejtua institucioneve të saj me një kërkesë për vizitë.

Kërkesë për të ardhur në Kosovë pati edhe ministri i mbrojtjes, Aleksandër Vulini,  shefi i mëparshëm i të ashtuquajturës,  Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Për të gjithë ata, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka një JO për përgjigje.

Sipas një komunikate të lëshuar për media nga ministria, kjo kërkesë në këtë periudhë është ofendim.

Madje Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shtyrë vizitën e paralajmëruar në Serbi për një kohë tjetër.

E këtë kërkesë të Vuçiqit, njohësit e çështjeve politike po e konsiderojnë si të orkestruar.

Sipas Abdullahut, Vuçiqi do ta shfrytëzojë këtë situatë kundër Kosovës në procesin e dialogut.

Sipas Faton Abdullahut Vuçiqi veprime të ngjashme kishte marrë edhe paraprakisht.

Ndërkohë Nexhmedin Spahiu thotë se të gjitha veprimet e institucioneve të dy shteteve, duhet të jenë reciproke.

Në vizitën e fundit në Kosovë presidenti serb Aleksandër Vcuiq, nuk ishte pritur aspak mirë nga  banorët e Skënderajt, dy vite më parë.

Ata bllokuan rrugët që çojnë në fshatin Banjë të Skenderajt, për të pamundësuar vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në këtë lokalitet të banuar nga komuniteti serb.