Projektligji për pagën minimale, të hënën nuk do të jetë temë veç në Kuvend.

Një orë para seancës që do të nisë në orën 11, para objektit të parlamentit atë do ta kundërshtojnë veteranët dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta.

Ata nuk u përfshinë në rritjen që e qon pagën minimale në 250 euro neto.

Veteranët kërkojnë nga qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre.

Në të kundërtën, nuk marrin përgjegjësi nëse protesta eskalon.