Në zgjedhjet e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 147827 vota ose 17.67%, pa përfshi këtu votat e diasporës dhe ato me kusht.
Nga numërimi i mbi 80 për qind të votave të kandidatëve për deputetë, lideri Lumir Abdixhiku ka marrë 87051 vota, shkruan Ballkani.info.
Pas tij është renditur Doarsa Kica Xhelili me 34965 vota, Hykmete Bajrami ka marrë 32863, ndërsa Kujtim Shala ka arritur 29166 vota.
Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri gjithashtu kanë bërë një paraqitje të fuqishme me 23995, përkatësisht 22719 vota. Në shtatëshen e parë është edhe Anton Quni me 21447 vota.








