Kjo është 10-shja e parë në listën zgjedhore për deputetë nga koalicioni AAK-PSD

Sapo është publikuar lista me kandidatët për deputetë të koalicionit AAK-PSD për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kësisoj, listës me kandidat i prinë i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pas tij vjen Visar Ymeri – i dyti, Magbule Shkodra – e treta, Burim Ramadani – i katërti, Anton Berisha – i pesti, Shqipe Pantina- e gjashta, Pal Lekaj- i shtati, Xhafer Gashi- i teti, Donika Kadaj- e nënta dhe Dukagjin Gorani – i dhjeti.

Sipas burimeve të gazetës Insajderi, kjo renditje e kësaj liste është bërë me short, përveç që i pari është kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

Shpend Ahmeti, kryetari i Partisë Socialdemokrate në këtë listë barët numrin 110.

loading…