Kishte frikë nga Covid-19, Hasani tentoi dy herë ta mbyste me jastëk vjehrrën e infektuar

Një 51-vjeçar, i identifikuar si Hasan B., ka tentuar të vrasë vjehrrën e tij 83-vjeçare, e cila ishte shtruar në një spital në Antalia për shkak të koronavirusit.

Ai tentoi dy herë ta mbyste me jastëk pasi kishte frikë se do t’i ngjiste virusin.

Mjeku, i cili e pa situatën, largoi dhëndrin nga dhoma dhe raportoi situatën në sigurinë e spitalit.

Hasan B. hyri përsëri në dhomë para se të vinte roja i sigurisë, mbuloi një çarçaf fytyrën e vjehrrës së tij dhe vuri një jastëk në gojë dhe hundë, dhe po priste. Ndërkohë, roja i sigurimit ishte ai që bëri fotot.

51-vjeçari u largua nga spitali, por një ditë më vonë u kap dhe u ndalua në shtëpinë e tij, informon abcnews.al. Ai u arrestua dhe u dërgua në gjykatë.

Ndaj tij u ngrit akuza e “tentim me dashje për të vrarë një person që nuk është në gjendje të mbrojë veten”.

Prokuroria kërkoi 20 vjet burg, por në dëshminë e tij ai tha se kishte shumë frikë se edhe ai do të infektohej pasi vjehrra po kollitej shumë dhe se çarçafin ia kishte vënë për të ndaluar përhapjen e virusit përmes kollës, jo për ta vrarë. Në fund gjykata vendosi ta lërë të lirë të pandehurin, pa të drejtë për të udhëtuar jashtë shtetit, pasi edhe gruaja e tij (vajza e 83-vjeçares) e mbrojti duke thënë se është kujdesur për nënën e saj për 15 vite

Nga ana tjetër, vjehrra e 51-vjeçarit pas disa kohësh vdiq në spitalin e Covid-19 për shkak të koronavirusit