Zymer Krasniqi

Kishte 16 vjet kur iu bashkua ‘Tigrave të Zi’, njihuni me Zymerin i cili gjatë luftës mori nofkën “Arusha”

Kishte 16 vjet kur kapi armën dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë. U bë pjesë e Njësisë Speciale ‘Tigrat e Zi’ dhe me plotë vullnet e përkushtim luftoi për çlirim.

Është ky Zymer Krasniqi, nga fshati Negroc i Drenasit, i cili gjatë kohës së luftës mori nofkën ‘Arusha’ të cilën edhe sot e mbanë me krenari.

Sot ku ne jetojmë në liri ai ende ka armen e mbushur, si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nga uniforma e zezë që e barte në luftë, tani mbanë veshur uniformen e Ushtrisë së Republikës së Kosovës dhe kujdeset për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

Atdhedashuria është gjithçka për ‘Arushen’ i cili kontriboi për vendin në etapa të ndryshme duke mos u ndalur asnjëherë së daluri zot Kosovës dhe lirisë që ne gëzojmë sot.

Liria që ne gëzojmë ka vulën e kontributit të Zymerit dhe gjithë atyre që i bashkoi një qëllim dhe ideal.