Kirurgu, Baton Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të një videoje që tregon përleshjen e ndodhur mes tij dhe një kolegu të tij, që ndodhi më 26 janar. 

Ai ka shprehur keqardhje lidhur me gjithë situatën e krijuar dhe ka thënë se nuk e ka sulmuar askënd dhe se ka reaguar në vetëmbrojtje. 

“ … kam qenë duke folur në telefon dhe befasisht jam përballur me një sulm të papritur. Incidenti ka ndodhur, dy ditë pasi kemi pasur një debat profesional në Kolegjiumin e Klinikës, debat që kishte për temë çështje që lidhen me trajtimin dhe interesin më të mirë të pacientit. Reagimi im ka qenë në vetëmbrojtje. Nuk kam sulmuar askënd dhe jam përpjekur ta shmang përshkallëzimin e situatë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Megjithatë, ai ka thënë se i vjen keq që një situatë e tillë ka ndodhur dhe që pamjet mund të kenë shqetësuar pacientët, kolegët dhe opinionin publik.