Kirurgu i njohur do të jetë ministër i Shëndetësisë, Kurti pas pak njofton emërimin

Kryeministri Kurti ka thirrur konferencë për media.

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do ta emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë.

Sipas burimeve të Klan Kosovës brenda Qeverisë, ai pritet të jetë kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

Rifat Latifi pritet të emërohet si pasardhës i Arben Vitisë në këtë detyrë, ndërsa ushtruese detyre është Dafina Gexha.

Latifi njihet si kirurg i famshëm në SHBA ku jeton e vepron që shumë vite.

Rifat Latifi është themelues i Kongresit të Parë Klinik, i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.