Më shumë se dy minuta me përmbajtje të LGBT-së janë hequr nga filmi bendin legjendar të rokut, “Bohemian Rhapsody” në Kinë, duke përfshirë skena të njerëzve që thonë edhe fjalën “homoseksual”.

Premiera e këtij filmi të vlerësuar me çmime u dha më 22 mars në Kinë. Filmi përshkruan jetën dhe karrierën e frontmenit të bendit, Queen, Freddie Mercury, një ikonë e LGBT-së që ka vdekur nga AIDS në moshën 45 vjeçare.

Gjegjësisht, në vitin 2016, kinezët ndaluan shfaqjen e sjelljeve abnormale seksuale, duke përfshirë marrëdhëniet homoseksuale dhe lesbike në televizion dhe në internet.

Për shkak të kësaj, disa anëtarë të komunitetit LGBT shfaqjen e filmit “Rhapsody Bohemian” në Kinë si një fitore për komunitetin e tyre.

Skena e parë që u censurua është plani i afërt i lëvdatave të Freddiet.

Një tjetër skenë që është censuruar është një puthje mes dy burrave. Paul Prenter, i cili ishte menaxheri i tij nga viti 1977 deri në vitin 1986, në një skenë, puthi Freddien, por jo në versionin kinez të filmit.