Po vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Përfaqësues të shteteve po marrin fjalën duke i trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë. Kosova ditë më parë miratoi projekt-ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të armatosur.
Përfaqësuesi i Kinës në OKB tha se Kina mbështet sovranitetin e Serbisë dhe që e kupton shqetësimin e Serbisë, raporton Ballkani.info.
“Kina mbështet sovranitetin territorial të Serbisë dhe e kuptojmë shqetësimin e Serbisë pas nismes për krijimin e Ushtrisë nga Kosova. Kina beson që zgjidhja e Kosovës do të arrihet përmes dialogut konstruktiv”, tha përfaqësuesi kinez.
Kina nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur duke u rreshtuar në mesin e shteteve që nuk përkrahin aktin e vitit 2008 ku Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. /Ballkani.info/







