Kimete Berisha: Përparim Rama e mahniti edhe Arben Vitinë, ky i fundit nuk ka mendim të vetin

Shkruan: Kimete Berisha

Përparim Rama e mahniti edhe Arben Vitinë!

Përparim Rama edhe mjekësinë e njeh më mirë se Arben Vitia.

Arben Vitia nuk ka karakter të vetin, është aparatchik i Albin Kurtit.
Ky është problemi kryesor i tij!
Është aparatchik me orar të plotë.

Përparim Rama është i pavarur.
Të jesh i pavarur edhe nga partia që të kandidon për kryetar të Prishtinës, këtë e bën vetëm një individualitet i jashtëzakonshëm.

Arben Vitia e ka ‘Figurë Atërore’ moshatarin e tij, Albin Kurtin.
Është patetike (por edhe e frikshme) ta konsiderosh ‘Baba’, dhe ‘Zot’, një bashkëmoshatar!

Çfarë mashkulli është ky, që e lejon Albin Kurtin t’i thotë gojëmbël dhe ta përkëdhel duke e thirrur me pseudonim.
Albini i lëpin buzët, kurse Arbenit i shkrihet sheqeri në gojë.

Arben Vitia nuk është njek.
Nuk është politikan.
Është kukulla e Albin Kurtit.

Arben Vitia nuk ka mendim të vetin,
Albin Kurti mendon për të.

Albin Kurti nuk krijon personalitete, krijon vetëm aparatchikë, prandaj Arben Vitia s’po thotë asgjë përballë Përparim Ramës në Rubikon, veç po thotë ‘Albin Kurti është i imi’.

P.S. Përparim Rama gati e ka bindur Arben Vitinë që ta votojë Përparim Ramën.