Kimete Berisha pas lavdeve të Gërvallës për Vitinë: Gjynah në duar të kujt ka përfunduar Kosova

Opinionisja Kimete Berisha ka reaguar pas shkrimit që ka bërë dje kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e ku lavdëronte punën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Berisha një një shkrim në Facebook, thotë se me fjalë të tjera ajo se cka ka shkruar Gërvalla i bie “Rroftë vdekja”.

“Ministresha e Punëve të Jashtme e uroi përzemërsisht Ministrin e Shëndetësisë që ka arritur ta bëjë Kosovën shtetin më të rrezikshëm në botë në përhapjen e Covid-it! Ministresha e ka zakon, sa që herë flet – gabon. Dhe asnjëherë nuk merret me punët e veta! Mund të merret me Egjiptin që është duke e shqyrtuar çnjohjen e Kosovës , por s’ka kohë, se është e ngarkuar t’ia heq kapelën Arben Vitisë”, ka thënë Berisha.

“Mos ashtu, mos e lavdo vdekjen, se s’ka kuptim. Të idhnohet ‘Jeta’! P.S. Gjynah Kosova në duar të kujt ka përfunduar! Thjesht gjynah! Gati e pabesueshëm gjithë ky mjerim”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla mbrëmë i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit po kritikohet për menaxhimin e pandemisë.