Opinionistja

Kimete Berisha Kurtit: A e kuptove që Shqipëria s’ka nevojë për ndryshim, Edi Rama i ka vaksinuar shqiptarët

Opinionistja Kimete Berisha, teksa analizon situatën politike në Shqipëri vlerëson se shteti shqiptar nuk ka nevojë për ndryshim. Në një status në profilin e saj në Facebook, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ajo thotë se një shqiptar normal nuk e ndërron Edi Ramën në pushtet.

Sipas saj, në opozitë me Lulzim Bashën, Rama e ka të sigurt mandatin e katërt.

Gjithashtu, Berisha thotë se “Edi Rama i ka vaksinuar shqiptarët, ka bërë punë reale, punë konkrete, punë që shihen me sy…kurse opozita e ka luftuar me fjalë, por jo me vepra”.

Postimi i saj i plotë:

Për Albin Kurtin!

I dashur Kryeministër, a e kuptove tash se Shqipëria s’ka nevojë për ndryshim?!

Kushdo që ndjehet mirë, nuk kërkon ndryshim!

Nëse kërkon ndryshim, e gjen ndryshimin!

Përse një shqiptar normal do ta ndërronte Edi Ramën me Lulzim Bashën ose me Boiken Abazin?!

Edi Rama i ka vaksinuar shqiptarët, ka bërë punë reale, punë konkrete, punë që shihen me sy…kurse opozita e ka luftuar me fjalë, por jo me vepra!

Vepra luftohet me vepër, si pyka që nxjerret me pykë!

E kemi parë si lypës, duke vrapuar aeroplan më aeroplan, derisa i ka siguruar vaksinat (bile edhe për neve).

Çka ka bërë opozita  qe tetë vite për shqiptarët?

A e ka hequr një letër prej rruge?

A e ka larguar një gur nga rruga ?

Çka ka bërë Lulzim Basha që të ketë dikush nevojë për të?

Shqiptarët nuk kanë probleme ideologjike e politike, por probleme konkrete, reale, banale!

Folklori, sharkiat, egzaltimi, nirvana, e këto ndjenjat e forta që ndezin te Ne, shqiptarët e Shqipërisë nuk i hanë.

Sepse ata nuk ndjehen të robëruar dhe të rrezikuar nga armiku, nga Serbiaqysh ndjehemi Me!

Atje, pasuli numërohet për kokërr!

Veç le të del dikush le të tregon pse duhej të votohej Lulzim Basha?

Çfarë opozite është ajo, që nuk merret konkretisht me problemet e shqiptarëve, por gjithmonë i dorëzon mandatet dhe pastaj i shkon moti duke u marrë me thashetheme dhe me shamje!

Edi Rama duhet ta ketë një kundërshtar të Ri, të panjohur deri tash.

Atë njeri që e mund një herë, e mund përherë.

Me Lulzim Bashën, e ka të sigurt mandatin e katërt!

Çka ka tjetër interesant te opozita përveç mantelave të Grida Dumës.

As Coco Chanel nuk ka mantela më shumë se ajo. Ajo lyp dashuri, zemër, e jo vota!

Dështimi i Monika Kryemadhit dëshmon se në Shqipëri ka shumë pak shqiptarë të krisur.

Edhe ata që janë të çmendur, nuk e duan për prijës të çmendurin. Lypin shpëtim!

Se boll kam pas frikë që kur psikopatët ta shohin Ilir Metën duke e kërcënuar popullin me shfarosje ua çon mallin e tyre dhe do të thonë ‘ky është i joni’, ky do të merret me problemet tona! 

Boll kam pasur frikë se Ilir Meta do t’i tërheq pas vetes edhe ekstremistët dhe terroristët, kur tha se ‘Amerika do të më vras’ dhe se ‘Unë s’i bëj hesap’!

Çmenduria është liria absolute! Apo?

Kënaqu tash në lirinë absolute, crasy mother f…er!

Se edhe neve në Kosovë na i ke shti’ ethet!

P.S. Albin i dashur, me Shqipërinë nuk na bashkon konkurenca, por dashuria!

Prandaj, zbrit në tokë se jemi kah të presim!