Kimete Berisha i drejtohet Vitisë: Arrogant, kush po ta financon heshtjen?

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pasi Kosova sot është futur në listën e vendeve më të rrezikshme në botë sa i përket përhapjes së COVID-19, për të cilën thotë se sot vendi duhet të shpallte gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, askush në Kosovë nuk po merret me pandeminë, ndërsa thotë se vendi është jashtë kontrollit.

“Vdesin dhjetëra qytetarë, e ministri i shëndetësisë nuk merret me temën e pandemisë! Kush ia financon heshtjen Arben Vitisë! Kush ia financon luksin e heshtjes! Ku e merr guximn të jetë kaq arrogant, ministri më arrogant dhe më pa ndjenja që njeh historia e Kosovës!  Jo veç Arben Vitija, krejt qeveria po luajnë hazard me popullin. Këta aventuristë duket sikur joshen nga rreziku dhe fataliteti.

Nuk mërziten pse Kosovës po ia sheh sherrin edhe bota, pasi që  Kosova u bë ndër vendet më të rrezikshme në botë në përhapjen e koronavirusit…, nuk mëtziten sepse i kanë punët mirë me popullin!”, shkroi Berisha në Facebook.

Ajo ka komentuar edhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të cilën thotë se asaj nuk i intereson që Kosovë është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Tash Arbërie Nagavcit ju kish bë merak t’ua rrezikojë jetën edhe fëmijëve! Ajo do që mësimi të zhvillohet me orar të plotë, sikur s’ka pandemi.  Asaj nuk i intereson që Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme!  Ajo jeton në realitetin e saj personal, komplet jashtë realitetit botëror!  Pse? Pse këtyre njerëzve nuk u lë përshtypje vdekja? Pse sillen sikur asgjë nuk po ndodh?  Pse me çdo kusht duan të duken sikur jeta po zhvillohet normalisht!

Çka po ndodh këtu?  P.S. Ndër shqiptarët edhe fjala ‘e jashtëzakonshme’ ka marrë kuptim të zakonshëm! “, shkroi Berisha.

Ndryshe sot është shënuar rekord i ri i rasteve të reja, ku për 24 orët e fundit janë konfirmuar mbi 2 mijë e 500 të infektuar.