Kimete Berisha: A nuk mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve që Kurti të kthehej nga Greqia?!

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas helimit masive të qytetarëve të Deçanit.
Ajo ka kritikuar qeverinë, respektivisht ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe kryeministrin, Albin Kurti.
“Kryeministrit i vjen keq, por jo aq keq sa ta ndërpres vizitën në Greqi. Mençuri do të ishte të kthehej urgjent në Deçan. Por nuk e ndërpret udhëtimin. Nuk mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve për ta thyer udhën. Atyre që e nxjerrnin gazin lotsjellës nga brekët dhe i helmonin deputetët, helmi atyre nuk u lë përshtypje. Po shihet. Se përndryshe ish dashur të kërkohet ndihmë nga krejt bota për ta zbuluar se çfarë ka ndodhur….Çfarë po ndodh!”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Shqiptarët e çuan vendin dëm

Kosova është gati e pabanueshme. Ajri është i papastër, uji s’është i sigurt, lumenjtë janë kanta bërllogu, aty hudhen plehra, pesticide, kimikale e mbetje të fabrikave…as s’e kontrollon kush ushqimin, fallsifikohen datat e prodhimit në tamblit, çdo gjë, ama çdo gjë është jashtë kontrolli, sepse nuk ka njeri që ka diçka në dorë që nuk është i korruptuar.Bërllog n’tana anët. Papastërti e pabesueshme për një popull që e ka të kryer shkollën fillore. Kosovën e shfrytëzojnë shqiptarët si kontenjer.

Shtëpinë personale (dhe oborrin) e konsideron ATDHE, e jo Kosovën, se Kosovën e pështyn, e pëshurr, ia pren lisat, ia ndyn lumenjtë…Kosovën e ka ‘Hyrje në shtëpi’, sapo del shqiptari nga shtëpia, nuk e konsideron Kosovën të veten…Çdo gjë që nuk e konsideron të veten, e shkatërron.Kosova është një xhungël (e shëmtuar) në asfalt.

Qeveria është joserioze. Arben Vitia ua bën obduksionin ‘me sy’ të vdekurve në Deçan. Thotë: Nuk e di prej çkahit kanë vdekur ata, por e di që nuk kanë vdekur sherri helmimit.

Flet paushall, pa u bazuar në asnjë ekspertizë. I pamatur dhe i rrezikshēm. Shqiptarët u helmuan ditë’m drekë e nuk gjendet dikush që e di çka ka po ndodh aty. Gjithë ai peokuror, gjithë ai agjent, gjithë ai popic. E shohin helmin-nuk e njohin.

E shohin realitetin-nuk dinë ta përshkruajnë. Njëri ‘ekspert’ thotë që bëhet fjalë për helmim, tjetri ‘ekspert’ thotë se nuk bëhet fjalë për helmim. Kryeministrit i vjen keq, por jo aq keq sa ta ndërpres vizitën në Greqi.

Mençuri do të ishte të kthehej urgjent në Deçan. Por nuk e ndërpret udhëtimin. Nuk mjafton helmimi i 1500 shqiptarëve për ta thyer udhën.

Atyre që e nxjerrnin gazin lotsjellës nga brekët dhe i helmonin deputetët ,helmi atyre nuk u lë përshtypje. Po shihet. Se përndryshe ish dashur të kërkohet ndihmë nga krejt bota për ta zbuluar se çfarë ka ndodhur….

Çfarë po ndodh! Kush i helmoi 1500 shqiptarë!Dhe, a ka përfunduar kjo dramë! P.S. Shqiptarët kanë dështuar të bëjnë shtet.Jo Manastiri i Deçanit, por populli shqiptar i Kosovës ka nevojë urgjente për mbrojtje ndërkombëtare, sepse është kaq i rrezikuar nga padija, nga hajnia, nga pakujdesia, nga mungesa e kulturës, mentaliteti, nga udhëheqja e psikopatëve dhe alkimistëve!Jo Mana