Kim Kardashian për herë të parë pozon me katër fëmijët

Kim Kardashian, një yll global, së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pozuar me fëmijët e saj.

Kjo është hera e parë që ajo ka arritur t’i sjellë të gjithë së bashku në një imazh të përbashkët – Psalmin, Chicagon, Saintin dhe Northin, ku të gjithë i ka me bashkëshortin Kanye West, me të cilën është martuar që prej vitit 2014.

“Bahamas. Fotot po vijnë! Unë mendova se bërja e një fotografie me tre fëmijë ishte e vështirë. Kjo është pothuajse e pamundur!”, ka shkruar ndër të tjerash zeshkania.

Motra e saj, Khloe Kardashian komentoi në postim, “Sinqerisht, ju jeni perfekt! Familja juaj e bukur! Ju jeni gjithçka për mua”.

Përveç numrit të madh të fotografive që tregojnë trupin e saj, llogaritë e rrjeteve sociale të 38-vjeçares së fundmi ka qenë i mbushur me foto të lezetshme të fëmijëve.

Ndryshe, Kimin do ta shohim në video projekteve të reja televizive gjatë muajve të ardhshëm.

loading…