Kim Kardashian nuk i lë vend imagjinatës – ekspozon të pasmet me foton në bikini

Kim Kardashian po e mbyll vitin me zhurmë teksa shfaqi linjat e saj ikonike në Instagram të hënën (19 dhjetor).

Ylli 41-vjeçare postoi një nga fotot e saj të famshme ‘belfie’, duke shkruar me shaka se po ‘shikonte pas në vitin 2022’.

Në foto, Kim shfaqi të pasmet e saj të formësuara teksa pozoi me bikini tanga nga koleksioni i rrobave të banjës “Skims” në reflektimin e një dere xhami.

Ndërsa ajo dukej se po pozonte në një parajsë të vërtetë, të gjithë sytë u kthyen nga të pasmet e saj të pabesueshme.

Kim mbante telefonin e saj për të shkrepur fotografinë ndërsa pozonte pranë një deti me palma të shumta që e rrethonin.

“Duke parë mbrapa në vitin 2022”, ka shkruar ajo në mbishkrimi i fotos duke etiketuar markën e saj të veshjeve.

Ajo nuk bëri të ditur se ku është shkrepur fotografia, megjithëse me siguri duket se është shkrepur gjatë një pushimi tropikal diku.

Kim aktualisht ndodhet në Los Angeles, me Khloe Kardashian. Ylli postoi një video të saj në zyrën e kirurgut plastik Ashkan Ghavami në Beverly Hills, ndërsa ajo përgatitej t’i nënshtrohej një trajtimi kundër plakjes.

Kujtojmë që viti që po lëmë ka qenë i trazuar për yllin kjo sepse drama me ish-bashkëshortin Kanye West ka vazhduar të jetë në fokus ndërsa ajo gjithashtu për nëntë muaj pati një lidhje të re romantike me komedianin Pete Davidson.

Ish-çifti ndanë rrugët për shkak të orareve të ngjeshura me angazhime profesionale.

Davidson tashmë ka lënë pas krahëve historinë me Kimin, pasi thuhet se ka nisur një tjetër romancë me modelen Emily Ratajkowski.