Kim Kardashian detyrohet ta fshijë fotografinë e fëmijës

Ylli televiziv, Kim Kardashian është detyruar ta fshijë fotografinë e fëmijës të sapo lindur, Psalm pas kritikave të shumta.

38 vjeçarja së fundmi u bë nënë për herë të katërt nga një nënë surrogate. Menjëherë pas lindjes, ajo kishte postuar një fotografi të djalit por fansat e kritikuan shumë.

Disa nga komentuesit thanë se kjo kishte rrezikë për sindromën e vdekjes së papritur.

“Çdo gjë në lidhje me këtë foto më shkakton ankthy, ju lutem ndiqeni zakonet e sigurta të jgumit, mund të zvogëloni rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur.”, kishte shkruar një komentues.

Revista e njohur ‘People’ ka raportuar që Kim ishte e vetëdijshëm për kritikat.

Kim ka hequr fotografinë nga Instagrami por në Twitter gjendet ende.